Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka thirrur në një seancë dëgjimore operatorët e telefonisë celulare. Në seancë janë shfaqur divergjencat që ekzistojnë mes operatorëve sa i përket diferencimit të madh të cmimeve "on net" dhe "off net", ose sic quhen ndryshe tarifat për thirrjet brenda të njëjtit operator dhe ato mes operatorëve të ndryshëm.