Bushati sqaron toponimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka sqaruar marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e toponimeve. Në një deklaratë për shtyp nga selia e kryeministrisë Bushati sqaroi se 150 mijë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë problemin e toponimeve do të mund të lëvizin lirisht deri në1 janarin e vitit të ardhshëm, afat ky për korrektimin e pasaportave. Kjo marrëveshje parashikon që emri i vendlindjes për qytetarët shqiptarë që kanë lindur në Greqi do të jetë anglisht dhe jo në gjuhen shqipe siç ka qene deri më tani dhe ka prodhuar një sërë problemesh në kufirin me Greqinë.