Ndotja e lumit Devoll - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë më parë, drejtues të korporatës elektroenergjitike u kërkuan autoriteteve shtetërore në Shqipëri e Kosovë të marrin masa për të mos lejuar ardhjen e mbeturinave të lumit Drin në liqenin e Fierzës për shkak të dëmit që mund t'i shkaktohet hidrocentralit. Por ndërkohë, ujërat e një tjetër lumi rrezikojnë një katastrofë ekologjike dhe një dëm potencial për hidrocentralin mbi lumin Devoll. Ky është vendi ku hidhen prej 20 vitesh mbeturinat urbane të qytetit të Gramshit, por siç shihet nga pamjet, mbeturinat herë pas here përfundojnë në lumë dhe për pasojë është e lehtë të imagjinohet situata që krijohet pas kësaj. Alarmin e jep kryetari i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, sipas të cilit pavarësisht se plehrat groposen ekziston rreziku që ato të përfundojnë në lumë.

Free Traffic Exchange