Debat për drogën në komision - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për më shumë se 2 ore trafiku i drogës nga ajri dhe rasti i Divjakës ka dominuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për policinë e shtetit. Opozita i ka kujtuar mazhorancës se rasti i Divjakës faktoi akuzat që demokratët kanë artikuluar prej kohesh, ndërkohë që mazhoranca ka theksuar se ky ishte rasti i parë i përdorimit të avionëve për trafik droge dhe u ndalua me sukses nga policia. Opozita ka ironizuar shumicën duke premtuar se do të votojë çdo raport që përfshin edhe aksionin e suksesshëm të Divjakës; ndërkohë që socialisti Taulant Balla ka lëshuar akuza të forta se linja e trafikut të drogës nga ajri u krijua në kohen e qeverisë Berisha. Për shkak se kryetari i komisionit Arben Ristani refuzoi të hedhe në votim dy raportet për lëvizjet në policinë e shtetit, hedhja në votim është bërë nga nënkryetari Balla i cili ka miratuar versionin e shumicës. Pas largimit të shumicës, Ristani në mungese të kuorumit ka mbyllur mbledhjen.