Pogradec, rishikim lejeve buzë liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është duke rishikuar të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna nga komuna Udënisht në Pogradec që nga viti 1992 e deri në vitin 2013. Sipas përfaqësuesve të komunës, pas këtij verifikimi pritet edhe një tjetër aksion i INUK, kësaj radhe jo vetëm në bregun e liqenit të Komunës Udënisht, por edhe më gjerë. Komuna nuk ka asnjë ide lidhur me atë nëse aksioni tjetër për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregut të liqenit do të nisë përpara apo pas përfundimit të sezonit turistik, ndërkohë që aksioni i INUK u shoqërua me kundërshtime të forta të disa prej pronarëve të këtyre ndërtimeve. Nga ana tjetër, megjithëse aksioni i parë i INUK ka përfunduar përgjatë 22 km vijë liqenore në komunën Udënisht, inertet kanë mbetur ashtu siç kanë qenë ditën e parë të prishjeve të disa ndërtimeve, pasi askush nuk është kujtuar për t'i larguar.

Free Traffic Exchange