Takimi i 6-të BE-Shqipëri - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-26 0

Të hënën në Bruksel mbahet takimi i gjashtë i Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri dhe TCH ka siguruar qëndrimin e përbashkët të 28 vendeve anëtare. Pasi përmendet vendimi i Këshillit të Dhjetorit për dhënien e statusit kandidat në Qershor, bazuar në vlerësimin e Komisionit për gjyqësorin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, dokumenti konfidencial prej 24 faqesh nis si zakonisht me kriterin politik.