Rikthehen reshjet të martën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperatura prej 25 gradë celsius e ka bërë këtë të diele ditën e duhur për të shijuar pushimin e fundjavës në natyrë! Moti i mirë dhe me diell ka përfshirë të gjithë vendin, madje temperaturat maksimale kanë arritur deri në 27 gradë celsius, në disa qytete. Pavarësisht motit pranveror të këtyre ditëve, sinoptikanët parashikojnë rikthim të reshjeve gjatë javës që vjen. Dita e hëne do të sjellë një ulje të lehte të temperaturave dhe vranësira. Ndërsa e marta rikthen reshjet e shiut në të gjithë vendin, por temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, duke mos u ulur nën 24 gradë celsius. Ato do të ndryshojnë të mërkurën, ku priten reshje edhe të shumta e me shtrëngata duke sjelle rënien e temperaturave të cilat pritet do të shkojnë deri në 15 ose 17 gradë celsius, sipas metereologëve. E në fakt, moti me reshje dhe temperatura të tilla do të vijojë nga e mërkura deri të shtunën, duke na rikthyer përsëri paqëndrueshmërinë e kësaj stine.

Free Traffic Exchange