Si lëvizin avionët e huaj në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë vitit 2013-të Aeroporti i Rinasit ka dhënë dhjetëra leje fluturimi, një pjesë e të cilave kanë qenë pa destinacion. Zyrtarisht Ministria e Transporteve thotë se vetëm në periudhën janar shtator të vitit të shkuar janë dhënë 96 leje për të fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare, ndërkohë që bën thirrje që të nisë hetimi për fluturimet të cilat nuk kanë patur të deklaruar itinerarin e udhëtimit. Zv/Ministri Manjani tha se hapësira ajrore shqiptare është më e sigurta, dhe nuk ka asnjë mundësi për të bërë trafik lëndësh narkotike, pasi çdo lëvizje kapet nga kullat e "Albkontrollit", agjencisë që bën monitorimin e vijës ajrore. Që të kryesh një fluturim duhet të marrësh patjetër leje nga enti i cili bën mbikëqyrjen e ajrit, e në këtë rast avioni kishte marrë. Megjithatë rregullorja përcakton qartë se nuk jepet asnjë lloj leje nëse nuk paraqitet së bashku me planin e fluturimit, i cili duhet të përmbajë orarin e nisjes, mbërritjes dhe vijën ajrore që do të ndjekë.