http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoret shqiptarë kanë folur italisht në panairin më të madh të librit në Torino. Një stende dedikuar letërsisë shqipe, ku janë ekspozuar botime të autoreve tanë të përkthyer në gjuhen italiane, si dhe një numër titujsh në shqip ishin një arsye që Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino, të vizitohej edhe nga Kryeministri Edi Rama. Sipas tij, prania e Shqipërisë këtu është një mundësi për të thelluar njohjen mes dy kulturave. "Është kënaqësi e veçantë që para kësaj stende mund më në fund të gjesh guidën e vetme në italisht të Tiranës dhe Shqipërisë, një punë e përbashkët e një shqiptari dhe një italiani. Një kënaqësi të dëgjosh edhe fjalët e presidenti të Panairit dhe të të tjerëve, për këtë nevojë për të vazhduar për të punuar së bashku dhe për të zgjeruar bashkëpunim mes nesh në mënyrë që letërsia dhe kultura shqiptare të njihet edhe më shumë e të jetë edhe më shumë e arritshme në Itali dhe anasjelltas," Por vizitën në Itali, kryeministri Rama e ka shfrytëzuar edhe për të bërë fushatë lidhur me zgjedhjet për Parlamentin Europian. Pas një takimi me kryetarin e Bashkisë së Torinos, Pietro Fassino, njëherësh edhe një prej politikaneve të lartë të Partisë Demokratike Italiane, Rama iu drejtua komunitetit shqiptar të Italisë, që të votojnë për këtë parti gjatë procesit të zgjedhjeve europiane.