Kapet avioni me drogë në Divjakë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje avion qe dyshohet se do te transportonte 460 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa eshte kapur pasditen e kesaj te shtune ne zonen e Divjakes. Ne nje superoperacion, policia lokale dhe forcat speciale ka kapur edhe nje makine fuoristrade tip Mitsubishi me targe AA 794 EU, ne afersi te se ciles jane gjetur kater çanta me sasine e lendes narkotike. Gjate aksionit jane arrestuar piloti i avionit, shtetasi Italian Giorgio Riformato dhe drejtuesi i automjetit 35-vjeçari Sajmir Bajrami, te cilit i jane gjetur 27 mije euro. Ai ka qene emigrant ne Itali dhe kishte ardhur ne Shqiperi dy dite me pare. Te dhenat e operacionit i beri te ditura vete ministri i Brendshem Sajmir Tahiri.Avioni ka ardhur nga Korfuzi ne daten 8 maj rreth ores 10:00 dhe eshte ngritur kete te shtune nga Rinasi. Sipas te dhenave avioni ishte nisur per ne Abruco te Italise. Piloti ka kerkuar leje per te pare bregdetin dhe ajo i eshte aprovuar nga kontrolli civil. Pas 20 minutash fluturim jane fikur pajisjet identifikuese dhe mjeti ka humbur nga radaret e kontrollit. Duket se ky ka qene moment kur avioni ka pesuar nje difekt teknik, pasi nje nga rrotat eshte gjetur e shkeputur nga trupi i mjetit. Ne aksionin e policise jane perfshire forca te shumta policie, qe kane beret e mundur edhe arrestimin e shtetasit shqiptar i cili ne momentet e para eshte larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.