Panariti e Spiropali për eksportet bujqësore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është nga periudha e vitit kur eksporti i prodhimeve bujqësore shqiptare në vendet e rajonit është më I madh. Ndaj autoritetet kërkojnë lehtësimin e procedurave për të mundësuar kalimin në një kohë sa më të shkurtër të mjeteve që kryejnë transportin e këtyre prodhimeve në dogana. Për këtë qëllim, ministry I bujqësisë, Edmond panariti dhe drejtoresha e doganave Elisa Spiropali, ishin te shtunen në mesditë në doganën e qafë thanës ku kërkuan që të mos ketë vonesa cka do të shkaktonte kosto dhe dëm të madh ekonomik për transportuesit e fruta perimeve. Ndërsa tha se do të zgjatet orari i punës në dogana, drejtoresha e Përgjithshme Elisa Spiropali tha se është domosdoshmëri ndërtimi i korsisë së gjelbër për këtë kategori mjetesh.Pika e kalimit kufitar të Qafthanës është një prej më të rëndësishmeve në vend sa i takon transportit të mallrave vendase dhe të huaja, sidomos nga Maqedonia. Megjithatë, nga janari i këtij viti dhe deri në ditët e para të këtij muaji kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo pikë doganore 235 mjete të mëdha transporti produktesh bujqësore, thënë ndryshe jo më shumë se dy mjete në ditë. Por statistikat e viteve të kaluara tregojnë se në maj e në vazhdim është periudha ë fluksit më të madh sa I takon mjeteve që transportojnë prodhime bujqësore.

Free Traffic Exchange