Sarandë, hapet sezoni turistik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas organizimit të festës së Midhjes të shtunën në mbrëmje, bashkia e Sarandës hapi zyrtarisht sezonin turistik për këtë vit, në një ceremoni në shëtitoren e qytetit e cila u përcoll nga një numër i madh qytetarësh dhe vizitorësh. Kryetari i bashkisë, Stefan Çipa tha se qyteti më shumë se çdo vit tjetër është i përgatitur për të pritur pushues nga brenda e jashtë vendit.Këtë vit sipërfaqeve të gjelbërta iu janë shtuar 2 000 metra katrorë ndërsa Saranda është më e pastër, ka ujërat e detit më të pastra dhe është vënë në funksion impianti i pastrimit të ujërave të zeza. Ndërsa Ministrja e zhvillimit Urban dhe Turizmit Englatina Gjermeni ka vlerësuar risitë e këtij sezoni turistik në Sarandë. Nën moton " Vjen si pushues përcillesh si mik " është bërë edhe prerja e tortës dhe hapja e shishes së shampanjës, si elementë të mbarësisë së sezonit turistik 2014.