Java e inovacionit, energjia paguhet nga telefoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jetesa jonë po bëhet gjithnjë edhe më e lehtë, falë zhvillimit të teknologjisë. Kjo e fundit ofron mundësi për të kryer me shpejtësi shumë nga punët tona të përditshme. E tillë është edhe nisma që pritet të konkretizohet, për faturat e energjisë elektrike: ato do të mund të paguhen edhe nëpërmjet telefonit. Kjo por edhe disa risi të tjera do të bëhen publike në ditët në vijim, si pjesë e javës së inovacionit nga ministrja e Shtetit Milena Harito.Java e inovacionit që nisi këtë të shtunë e do të vijoje deri më 16 maj është një iniciativë që ka si qellim zhvillimin e disa aktiviteteve për informimin e publikut dhe grupeve të interesit lidhur mbi zhvillimet, programet dhe të rejat e fundit në fushën e teknologjisë në vend. Java e inovacionit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe pritet të kthehet në një traditë në vitet në vijim me qëllim promovimin e çdo risi që i shërben përmirësimit të jetesës.

Free Traffic Exchange