Pastrohet sipërfaqja e Liqenit të Kukësit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipërfaqja e Liqenit të Kukësit thuajse është pastruar krejtësisht nga mbetjet, që vinin kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, ndërkohë që sot aksioni për pastrimin e ujit vazhdon, por me pak mjete dhe njerëz. Në terren po ndahen mbeturinat e pariciklueshme dhe ato të riciklueshme, ndërkohë që për këto të fundit kanë shprehur interes t'i tërheqin dy firma private, që operojnë në Vlorë dhe Tiranë.Ndërsa mbeturinat e pariciklueshme do të asgjësohen në fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Për pastrimin e liqenit u përfshinë një numër i madh personash, shumica nxënës shkollash, ushtarë dhe punonjës të administratës lokale, ndërkohë që sipas prefekturës sasia e mbetjeve të larguara nga liqeni është rreth 25 ton. Ndërkohë, javën e ardhshme autoritetet e ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës pritet të takohen në Prizren për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për këtë situatë që përsëritet çdo vit.