http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni për reformën në arsimi ka sugjeruar disa ndryshime, që do të sjellin modelin anglosakson në universitet shqiptare. E ftuar ne emisionin "Debat plus", ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar detajet mbi reformën dhe ka komentuar shifrat e sondazhit të moderatorit Zaloshnja, ku të anketuarit e pyetur se si ka punuar qeveria në fushën e arsimit, 45 % janë përgjigjur mire, dhe 25 janë përgjigjur, keq.Debat ka ngjallur edhe reforma për arsimin parauniversitar, e cila pritet të zbatohet duke përzgjedhur një model nga Kosova. Por sa funksional do të jetë ky sistem? A do të ketë kandidate më të mirë për universitetet e për tregun e punës? Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka bërë të ditur se janë ngritur grupet e punës për të gjitha detajet e reformës në arsim, e shumë shpejt do të bëhet edhe prezantimi i tyre tek publiku.