Liqeni i Kukësit, si vijnë mbeturinat nga Kosova - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Drini i Bardhë në shtatin e tij natyror, që vjen nga Gryka e Rugovës në Kosovë nga ku dhe buron duke kaluar qytetet e Pejës, Deçanit, Gjakovës dhe rrethinave të tjera. Bashkë me ujin në Shqipëri futen dhe shumica e mbeturinave të Rajonit të Rrafshit të Dukagjinit me mbi 600 mijë banorë. Kjo është një ditë normale, pasi në ditët me reshje niveli i ujërave që rritet sjellë me vete gjithë mbeturinat e depozituara bregut lumit, apo ato që hidhen nga banorët. Rrjedha tjetër është Lumbardhi i Prizrenit që vërshon mes përmes qytetit me 120 mijë banorë.Ndonëse po i kushtohet rëndësi pastrimit të lumit përgjatë rrjedhës në qytet, nuk është e vështirë të shohësh sesi mbeturinat derdhen në ujin e lumit. Vizion Plus u interesua për këtë problem tek komuna, por që nga kryetari e deri tek zyrtarët më të vegjël, kishin një ditë jo të përshtatshme për shpjegime, ndoshta edhe për shkak të fushatës zgjedhore atje.Dy vite më parë ne e patëm ndjekur këtë problem, dhe kryetari i Komunës Ramadan Muja, u zotua për pastërtinë e lumit. Në fakt, edhe sot kryetar është sërish zoti Muja por situata siç shihet nga pamjet nuk ka ndryshuar aspak. Te dyja këto rrjedha lumenjsh bashkohen 6 km pa hyrë në kufi me Shqipërinë, aty ku është dhe grykëderdhja e lumit në liqen, duke sjellë papastërti të mëdha.