Melanoma, kanceri i nishaneve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shprehja popullore "ku hyn dielli, nuk hyn mjeku" po e humbet kuptimin. Me ndryshimet klimaterike, rrezatimet e forta dhe qëndrimi i gjatë në diell po ndikojnë në shtimin e kancerit të lëkurës. Melanoma siç njihet ndryshe kanceri i nishaneve, renditet sëmundja e katërt dhe më e rrezikshme kancerogjene. Në ditën kundër melanomës, dermatologet tregojnë se kanceri i nishaneve po prek moshat e reja dhe kryesisht meshkujt të cilët janë me neglizhente ndaj masave mbrojtëse. Ky 57- vjeçar nga Tirana, prej kohesh kish vënë re zmadhimin e nishanit dhe ndryshimin e ngjyrës. Por fakti që nuk kishte dhimbje e mbante larg mjekut. Sot ai është i shtruar në spital dhe pret t'i nënshtrohet ndërhyrjes. Si çdo sëmundje edhe kanceri i nishaneve ka shenja dalluese. Sipas mjekeve ato mund të konstatohen nga çdo person i cili pas dyshimeve duhet t'i drejtohet menjëherë mjekut. Mjeket janë kritik dhe kundër përdorimit të metodave artificiale për nxirjen e trupit, një tendencë e njohur kryesisht nga vajzat. Sipas dermatologëve, solari është një nga shkaktarët e kancerit të nishaneve. Nuk ka shifra të sakta për vdekshmërinë nga melanoma, por sipas mjekeve ajo është e lartë. Me ngrohjen e motit, dermatologët, rekomandojnë përdorimin e masave mbrojtëse si dhe shmangien e rrezatimeve të rrezikshme nga ora 10:00 e paradites deri në orën 16:00.

Free Traffic Exchange