http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Luftën Nacional Çlirimtare veç partizanëve, ballistëve e legalistëve, u përfshinë edhe forcat e huaja aleate, madje duke lëne në Shqipëri edhe dëshmorët e tyre. Ky memorial në Korçë është një kujtesë e nderim njëkohësisht pikërisht për ata ushtarë amerikanë të rënë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë. Në prag të 9 Majit, ditën që shënon fitoren kundër fashizmit, memoriali është përuruar nga Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu si dhe të pranishëm të tjerë. Teksa ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, diplomati amerikan u kërkoi korçareve të ruajnë këtë objekt për nder të të rënëve që sakrifikuan jetën për lirinë.