Vijon debati për AMA-n - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka reaguar ashpër ndaj vendimit që mori mazhoranca një ditë më parë në Komisionin e Medias për shpalljen e 4 vendeve bosh në Autoritetin e Mediave Audio Vizive. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka deklaruar se opozita nuk do të pranojë vendimin që synon kontrollin politik të AMA-s. Por mazhoranca nëpërmjet nënkryetarit të Komisionit të Medias ka sqaruar se vendimi për plotësimin e vendeve bosh në AMA zgjidh ngërçin ku institucioni ishte future prej muajsh. Nesër Kuvendi pritet të shpallë vendin vakant të kryetares së AMA-s; vendim ky që do të shoqërohet me debate të ashpra.

Free Traffic Exchange