http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka braktisur Komisionin Hetimor pas një debati PS-PD për rendin e ditës. Për deputetet socialiste sot ishte dita kur duhet të paraqiteshin raportet përfundimtare, ndërkohë që opozita ka kërkuar të vazhdojë paraqitja e provave. Në një mbledhje pa kuorum, demokratët kanë paraqitur një video për pengamarrjen e një autobusi grek nga Flamur Pisli në vitin 1999 në Qafë Krrabë e cila sipas opozitës hedh dyshime se drejtori aktual i policisë Artan Didi është përgjegjës për vrasjen e një qytetari të pafajshëm. Demokratet nënvizojnë gjithashtu se kjo video do t'i dorëzohet prokurorisë si provë. Këto dyshime janë hedhur poshtë nga nënkryetari i komisionit hetimor Taulant Balla i cili ka vlerësuar punën e Didit në luftën kundër krimit. Ashtu siç pritej konkluzionet përfundimtare tq komisionit hetimor do të kenë dy mendime, të pakicës dhe të shumicës. Raporti përfundimtar i deputeteve socialiste prej 134 faqesh argumenton se emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit janë bërë plotësisht në përputhje me ligjin duke paraqitur shifra dhe statistika të detajuara që tregojnë se lufta ndaj krimit ekonomik, korrupsionit, krimit të organizuar është forcuar krahasuar me qeverisjen e djathtë.