Kukës, nis pastrimi i liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas shpalljes së emergjencës dhe krijimit nga prefekti i qarkut të Kukësit të grupit të posaçëm për pastrimin e liqenit të Fierzës, sot kanë dalë në terren 6 grupe pune me ekspertë të fushave të ndryshme. Pas përcaktimit të vatrave kryesore të papastërtive të krijuara në liqen si pasojë e mbeturinave që vijnë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia ata vlerësuan se ndotja është e përmasave të mëdha dhe kërkon përfshirjen e më shumë se 250 forcave, 20 mjeteve teknologjike dhe 30 varkave peshkimi për largimin e mbeturinave nga sipërfaqja e liqenit.