http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i dy pikave doganore, 1 dhe 31 në veri të Kosovës, i adresuar prej dialogut me Serbinë, po i jep efektet në rritjen e të ardhurave në doganën e shtetit të ri. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, tregon për "Vizion Plus" se kontrabanda në veri është pakësuar ndjeshëm. Sipas Rafunës, kjo ka bërë që në tre mujorin e parë të 2014-ës, të ardhurat nga doganat të shtohen me 20 milionë Euro ne krahasim me një vit më parë.