Kukës, grup pune për pastrimin e liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata kritike në sipërfaqen e Liqenit të Kukësit, e mbuluar prej ditësh me mbeturina që vijnë nga Kosova e Maqedonia, ka ngritur në alarm autoritetet lokale në qytetin verilindor. Sot është krijuar një grup pune që kryesohet nga prefekti, Safet Gjici, për pastrimin dhe mbrojtjen e këtyre ujërave nga mbeturinat, ndërkohë që nesër do të nisë puna në terren. Në këtë aksion do të përfshihen njësitë vendore, punonjës të shëndetësisë, mjedisit, policisë së shtetit e forcave të ushtrisë, por dhe nxënësve të shkollave. Njëkohësisht, do të koordinohet puna dhe me qeverinë shqiptare dhe ato të Maqedonisë dhe Kosovës për të parandaluar këtë fenomen që po shkatërron këtë pasuri të madhe.