http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle qëndroi në Prishtinë sot, ku vlerësoi si të suksesshëm procesin e mbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Fyle mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku dha mesazhin se pret zgjedhje të lira e demokratike. Në konferencën për mediat, pas takimit me Thaçin, zoti Fyle theksoi se Kosova ka shënuar progres në fushën e integrimit, por ka ende rrugë të gjatë përpara.