Greqia kthen shqiptarët, policia kërkon 3 mijë euro garanci - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga lëvizja e lirë e shqiptarëve për në vendet e hapësirës shengen, kalimi normal drejt Greqisë vazhdon të mbetet në humorin e policëve të shtetit fqinj. Veç rasteve kur ata krijojnë artificialisht vonesa në kontrollin e dokumenteve të shtetasve shqiptarë në Kakavijë e Kapshticë, udhëtimi për në fqinjin tonë jugor bëhet edhe më stresant në rastet kur policët grekë abuzojnë me kompetencat e tyre në kontrollin e dokumentacionit dhe garancive pasurore. Këta janë bashkëshortët Dervishi nga Korça, që jetojnë prej 20 vitesh në Greqi, bashkë me pjesën tjetër të familjes, fëmijë, nipër e mbesa. Ata kanë disa ditë që presin për t'u bashkuar me familjen pasi kanë qëndruar disa kohë tek të afërmit në Shqipëri, por policia greke nuk i lejon edhe pse ata kanë plotësuar në kohë çdo dokument që kërkohet atje.