Debati për reformën në arsim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pedagoge dhe akademike kundërshtojnë draftin e arsimit të lartë prezantuar pak ditë më parë nga grupi i punës. Skema e financimit të Universiteteve dhe funksionimi i tyre si fondacione, ka qene çështja më e kontestuar nga forumi për Liri Akademike dhe Autonomi Universitare. Profesori Mark Marku e ka cilësuar rrezik për ekzistencën e Universiteteve, kthimin e tyre ne fondacione. Ky status i ri për studentët do të thotë tarifa të papërballueshme, ndërsa për Universitetin falimentim. Grupi i pedagogeve ka bërë publike edhe kontradiktat që ekzistojnë brenda vetë projektit. Në të propozohet që Universitet të funksionojnë me vetëfinancim si fondacione, por nga ana tjetër sugjerohet ngritja e një bordi me përfaqësues të emëruar nga qeveria të cilët do të kontrollojnë dhe menaxhojnë të ardhurat e Universitetit. Për akademikun Artan Fuga, por dhe profesorë të tjerë kjo nismë është shkelje e hapur e autonomisë financiare. Pedagoget e Universitetit të Tiranës kanë kërkuar rishikimin e dokumentit edhe për pjesën e pranimeve në Universitete. Forumi për Liri Akademike deklaroi se do të vijojë debatin për të kërkuar ndryshime dhe në ato pika që bien ndesh me autonominë e Universiteteve. Ndërkohë anëtarë të Komisionit të Arsimit të Lartë janë shprehur të hapur për kritika dhe sugjerime ndaj projektit, i cili pas një procesi debati me grupet e interesit, në muajin korrik parashikohet të kaloje për miratim në Kuvend.

Free Traffic Exchange