Nderohen Dëshmoret e Atdheut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e Dëshmorëve të Atdheut u përkujtua si çdo vit me ceremoni zyrtare te Memoriali "Nënë Shqipëri" në Tiranë, dhe si përherë, u reflektua ndarja mes të majtës e të djathtës. Krerë të lartë të shtetit, si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, apo dhe politikanë të tjerë të majtë, kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve rreth orës 10:00 paradite. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë. Një orë më vonë do të ishte radha e opozitës, për të nderuar kujtimin e të rënëve për lirinë e vendit. Lideri i së djathtës, Lulzim Basha, vendosi kurora me lule, i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha dhe deputetë. Ne ceremonitë e nderimit me rastin e 5 majit, nuk u lejuan te marrin pjese mbështetës të partisë komuniste, që mbanin në duar portrete të diktatorit Enver Hoxha.

Free Traffic Exchange