Taksat e kompanive të naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga 880 milionë dollarë në vit xhiro që kompanitë të cilat kanë të drejta ekskluzive për prodhimin e naftës në Shqipëri nxjerrin nga shitja e kësaj lënde, buxheti i shtetit me zor arrin të arkëtojë rreth 90 milion dollarë të ardhura. Pjesa dërrmuese e kësaj, rreth 60 milion vjen vetëm nga taksa e rentës minerare. Ky grafik këtu tregon xhiron vjetore të 2013-ës së koncesionarëve të naftës në vendin tonë dhe derdhjen që bëjnë ato përmes tatimit mbi fitimin. Në fakt, në marrëveshjet që shteti ynë ka me këto kompani thuhet qartë që tatimi mbi fitimin duhet të jetë 50%, për shkak të pozitës favorizuese që firmat kanë në burimet natyrore kombëtare, por të ardhurat nga ky zë janë vetëm 0.6 milion dollarë.

Free Traffic Exchange