Një ditë pas marrjes së përgjegjësisë për pakon bombë të postuar në rajonin e policisë së Iteas, nga organizata terroriste "Komploti i Celulave të Zjarrit", policia greke ka deklaruar pasditen e së shtunës, se tek materialet me të cilat ishte ndërtuar kjo bombë artizanale është gjetur ADN e terroristit grek të shumëkërkuar Hristodulos Ksiros.