Hapet sezoni turistik Golem - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bregdeti është aq tërheqës për shumicën nga ne, sa edhe në këto ditë me shi nuk mund t'i rezistojmë. Ndaj dhe kjo fundjave e parë e majit, ka sjellë me dhjetëra njerëz në plazhin e Golemit. Temperaturat nuk kanë qene të favorshme për plazh, por kjo nuk i ka penguar hotelet dhe restorantet e zonës të çelin sezonin turistik për këtë vit. Pak vrap, një shëtitje buzë detit, mjafton që rutina e përditshme të ndryshojë disi. E kujt nuk ja ka enda kur vjen në bregdet, të shijoje një peshk të freskët? Ndaj edhe stafi i hotel e restorant "Marinës" përkushtohet për të servirur me cilësi e freski. Gjithçka është gati për të pritur dhjetëra turistë, që zgjedhin këtë zonë për relaksin veror apo edhe thjesht për të kaluar një dreke mes miqsh. Në restorant "Ujëvara" preferohet të drekohet në verande me pamjen shplodhëse të detit para. Edhe në këtë pranvere me shi një fundjave në bregdet, nuk mund t'i thuash dot jo.