Një ditë me punëkërkuesit në panair - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse të duhet një shkollë e cila në të ardhmen të të sigurojë punë, atëherë pikësëpari duhet të kërkosh degën që të siguron punësim. Një pjesë e mirë e studentëve shqiptarë sot janë më tepër të orientuar në shkollat të cilat përgjatë viteve dalin në modë: siç mund të jetë profesioni i juristit, politologut, arkitektit apo sociologut. Silvi Voci është një studente e cila po vazhdon studimet për degën e Sociologjisë. Ajo thotë se në këtë panair po kupton se pas disa vitesh do të mundohet shumë për të gjetur një vend pune, por tashmë është vonë. E në fakt stendat e panairit të punës shfaqin interes për vende të lira pune, por ato të cilat ofrojnë punë me pagë të kënaqshme i kanë ofertat e kufizuara. E nëse panairi ka 6200 vende të lira bosh 5500 ofrohen për punë zanati apo Call Center. Pikërisht për këtë arsye Drejtoria e Arsimit Profesional ka hapur kurse falas për mësimin e gjuhëve të huaja, edukimin në programe kompjuteri apo mësimin e një zanati. Ky 45 vjeçar shprehet se tashmë është vonë për të, që të mësojë një gjuhë të huaj, por jo shumë vonë për të parë se sa i aftë është në profesionin e punimit të dyerve dhe më pas të nisë kërkimin për një punë. E përpara se të gjithë të duam të kemi një shkollë të mirë, duhet të kërkojmë edhe se çfarë vendesh pune ofron ekonomia e vendit që jetojmë. Ky panair i mësoi shumë të rinjve që të lenë mënjanë ëndrrat dhe të bëhen më shumë oportunistë.

Free Traffic Exchange