http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
T'a bëjmë sportin një nga elementet më të rëndësishëm të rilindjes së vendit. Ishte ky premtimi i kryeministrit të vendit në një pritje të veçante që i beri kampionit të Evropës në Peshëngritje Erkand Qerimaj, nënkampionit Daniel Godelli dhe medaljes se Artë ne Kampionatin Ballkanik atletes Luiza Gega. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se këta sportistë kanë arritur majat dhe tashmë detyra e qeveritarëve është që t'i mbajnë dhe t'i çojnë drejt majave të tjera. Ndërkohë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla premtoi zgjidhjen e çështjes së pagesave të prapambetura të sportisteve dhe statusin e sportistit elitar me ligjin e ri për sportet. Në fund Kryeministri Rama prezantoi projektin "Tirana Olimpik Park" ku prioritet do të jetë mbarimi i mjedisit të ri e modern për peshëngritësit vitin e ardhshëm.