http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare nuk do të rrisë çmimin e energjisë këtë vit. Garancia është dhëne nga Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, në emisionin "Debat +". Sipas Gjiknurit njësimi i çmimit të energjisë që mendohej se do të behej në muajin qershor, do të shtyhet. Gjiknuri ka theksuar se çdo reformë që qeveria do të realizojë në sektorin e energjisë, nuk do të rëndojë buxhetin e familjeve në nevojë. Megjithatë Gjiknuri e ka bërë të qartë se do të ketë masa të forta për të gjithë ata që nuk paguajnë energjinë. 6-mujorin e dyte të ketij viti asnjë qytetar nuk do të mund të bëjë koaludimin e makinës nëse ka fatura energjie të papaguara dhe asnjë biznes nuk do të mund të fitojë tendera nëse nuk paguan energjinë elektrike. Ministri i Energjisë Gjiknuri ka bërë të ditur se gjysma e dytë e vitit 2014 do të jetë edhe momenti kur do të marrë zgjidhje konflikti me kompaninë çeke CEZ që ka nisur që në vitin 2013.