Kukës, liqeni mbushet me mbeturina - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sasi të mëdha mbeturinash në formë ishujsh enden këto ditë në sipërfaqen e Liqenit të Kukësit. Rritja e nivelit të ujërave ka bërë që fenomeni të rishfaqet, madje në përmasa edhe më të mëdha se vitet e tjera. Këto mbeturina janë më së shumti ambalazhe ushqimesh, ilaçesh, lëndësh ndërtimi dhe të tjera vijnë nga Maqedonia dhe Kosova, nga rrjedhat e lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Ato janë mjaft të rrezikshme për florën dhe faunën e liqenit dhe brigjeve të tij, madje sipas biologëve janë një nga ndotësit më të mëdhenj në Kukës. Autoritetet lokale ndihen të pafuqishme për të zgjidhur këtë problem që nis në vendet fqinj. Në ditët në vijim pritet që të ketë prani dhe më të madhe të këtyre mbeturinave, pasi rritja e nivelit të ujërave shton sasinë e tyre dhe i rihedh në sipërfaqen e ujit dhe ato mbeturina që kanë ngecur në tokë të thatë gjatë rënies së nivelit të ujit. Përveç se një pamje aspak e mirë, kjo gjendje frenon dhe turizmin e frekuentimin e ujërave nga pushuesit.