Selitë, përmbytje mes ujërave të zeza - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej shumë kohësh rrugët që të çojnë drejt qendrës së Selitës janë kthyer në përrenj. Por e pazakonta është se rrjedhja është krijuar nga ujërat e zeza për shkak të bllokimit të kanaleve shkarkuese. Kjo ka vështirësuar jetën e banorëve të cilët janë të detyruar çdo ditë të kalojnë këto rrugë duke u rrezikuar edhe nga epidemi të ndryshme. Situata është rënduar edhe më tej gjatë këtyre ditëve me shi. Banorët ankohen pasi uji i pistë u ka hyrë në ambientet e shtëpisë dhe të bizneseve të tyre. Frika nga sëmundjet i ka detyruar një pjesë të mbyllin aktivitetin. Më problematike paraqitet rruga " Mentor Xhemali". Të gjitha pusetat në këtë rrugë janë të shkatërruara dhe të bllokuara. Sipas banorëve në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej vitesh edhe pse ata kanë trokitur shumë herë në dyert e institucioneve shtetërore. Kryetarja e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, Jeta Seitja shprehet për Vizion Plus së është në dijeni të këtij problemi dhe për këtë i është drejtuar me një shkresë dy ditë më parë Bashkisë së kryeqytetit për të gjetur një zgjidhje. Por nga ana e saj bashkia nxjerr si problem debatet për buxhetin e Tiranës në Këshill Bashkiak, pasi deklaron se projekti për rikonstruksionin e rrugëve të Selitës është gati, por mungojnë fondet.

Free Traffic Exchange