Më shumë të ardhura nga TVSH-ja e sigurimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të ardhurat në buxhet për tre muajt e parë të vitit janë shpëtuar nga dy taksa: tatimi mbi vlerën e shtuar dhe sigurimet shëndetësore. Me paketën e re fiskale që qeveria Rama futi në fuqi në fillim të 2014-ës ka rezultuar se taksa e cila u rrit për shumë biznese dhe qytetarë, akciza të rezultojë më rënie jo vetëm me planin por edhe krahasuar me një vit më parë. Tatimet kanë arkëtuar më pak se parashikimi që kanë bërë edhe për tatimin mbi fitimin, por edhe për taksën e pasurisë ose banesave e cila këtë vit duhet të paguhet dyfish nga qytetarët që banojnë në apartamente të reja. Por edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore kanë sjellë rreth 1 miliard më pak lek se një vit më parë në buxhet. Tatimet dhe doganat janë përpara një sfide të rëndësishme, ndërsa vetë Ministria e Financave duhet të përgjigjet përpara Fondit Monetar Ndërkombëtar për realizimin e të ardhurave, ky ka qenë një nga kushtet e para të marrëveshjes së kredisë që fondi dha për Shqipërinë. Tremujori i parë duhet të tregonte edhe tendencën që do të kenë taksat që mbledh buxheti për të gjithë vitin, por shpresa më e madhe tatim-fitimi që mendohej të arkëtohej 50% më shumë se më parë ka patur një rritje modeste. Shkaku kryesor për këtë është edhe rënia e konsumit, rënia e fuqisë blerëse ka bërë që kompanitë të fitojnë gjithnjë e më pak.

Free Traffic Exchange