http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne diten e punetoreve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te vizitoje Panairin e punes ne te cilin kompani te ndryshme veçanerisht ne sektorin e fasoneve dhe call center ofrojne me shume se 6 mije vende te lira pune. Por ardhja e kryeministrit ne panair eshte pritur me protesta nga qytetaret, qe jane shkarkuar nga administrata. Protestuesit kane deklaruar se ky eshte panairi i papunesise, duke i kerkuar qeverise t'i riktheje ne vendet e tyre te punes. Vete kryeministri Rama ne fjalen qe mbajti ne panair iu drejtua edhe te shkarkuarve nga administrata duke u kerkuar te aplikojne per pune prane bizneseve qe jane pjese e ketij panairi. Sipas Rames, Shqiperia ka nevoje te shkeputet nga mentaliteti, se shteti eshte i vetmi burim punesimi dhe duhet t'ia leje kete rol sipermarrjes private.