Akademikët, letër Ramës për mbrojtjen e gjuhës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatet mbi ndryshimet në standardin e gjuhës shqipe gjatë dy dekadave të fundit, janë hapur e mbyllur disa herë, por vitet e fundit, me zhvillimin e teknologjisë dhe përhapjen më të shpejtë të informacionit, kanë kapërcyer madje ndonjëherë edhe nivelin e ekspertëve. Në këtë situatë, 20 profesorë, akademikë dhe shkrimtarë i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama, ku i kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në mbrojtje të gjuhës shqipe. Sipas tyre, tani është koha që shqipja e njësuar të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon kushtetuta. Gjuhëtarë e historiane shfaqin pakënaqësinë e tyre për punimet dhe vendimet e Këshillit Ndërakademik që, sipas tyre, po dëmton standardin. Sot gjuhëtarët shqiptarë, pas rreth 50 vjetëve jetë të formimit të gjuhës standarde, që nga miratimi me unanimitet i kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972, diskutojnë për problemet e gjuhës letrare, madje diskutimi nga një debat për çështje përmirësimi, shkon deri aty sa të vihet në dyshim baza e saj, toskërishtja.

Free Traffic Exchange