Në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë artistët rrëzuan atë që u komentua si "rrëzimi i perdes së hekurt". Artistë, por edhe shumë njerëz të tjerë kureshtarë mësynë në atë shtëpi që ka qenë për vite me radhë misterioze. Por kureshtja i shtynte të gjithë të shikonin se ku ka jetuar diktatori dhe familja e tij.