Hapet panairi i punës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse kërkoni një vend pune, ndoshta një nga 6 mijë të tillët që ofron panairi i punës mund të behet i juaji. 80 kompani private të profileve të ndryshme, kane shfrytëzuar panairin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale për të zgjedhur një pjesë të stafit të tyre. Biznesi fason, infermieria apo punë të zanateve të ndryshme janë ofertat kryesore të bizneseve. Ministri Veliaj deklaroi se për të gjithë ata që punësojnë shtresat në nevojë qeveria do të ofrojë shumë lehtësira. Por edhe pse ka mijëra vende të lira pune, ekziston mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës. Bizneset janë të prirur drejt punëve të zanatit, ndërsa një pjesë e punëdhënësve kanë mbaruar universitetin dhe nuk janë të interesuar për këto vende pune.

Free Traffic Exchange