Agjenci për mbledhjen e informacionit sekret - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Strategjia e mbrojtjes parashikon krijimin e një agjencie të re për grumbullimin, analizimin dhe shpërndarjen e të gjithë informacionit që ka lidhje me sigurinë kombëtare. Gjate një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, numri 2 i diplomacisë shqiptare Sokol Dervishaj sqaroi se shteti shqiptar ka disa struktura që merren me sigurinë kombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurisë, Komiteti për Sigurinë Kombëtare pranë qeverise, Komisioni Parlamentar për Sigurinë, por mungon një mekanizëm i përhershëm që të filtrojë informacionin dhe të përgatisë analizat e nevojshme. Dervishaj sqaroi se ka boshllëk në komunikimin nder-institucional veçanërisht për informacionin në lidhje me Sigurinë Kombëtare duke argumentuar zgjidhjen që ofron strategjia e mbrojtjes. Dervishaj ka sqaruar se në realitetin e ri, strategjia nuk adreson vetëm problemet tradicionale të sigurisë, por edhe problemet e brendshme duke përfshire këtu edhe luftën kundër krimit të organizuar.