http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushdo që udhëton drejt jugut të vendit dhe anasjelltas nëpërmjet segmentit Levan-Tepelenë nuk do të duhet të përshkojë kilometra të tërë në një rrugë me gropa dhe çakëll. 8 kilometra rrugë nga fshatit Ilias në drejtim Memaliajt janë shtruar tashmë më asfalt duke i dhënë fund vuajtjeve të gjata të banorëve të zonës si dhe drejtuesve të shumtë të automjeteve që përdornin këtë rrugë, sidomos në kohën e sezonit veror. Pas shtrimit me asfalt veç largimit të pluhurit nga rruga, tani drejtuesit e mjeteve do të kursejnë edhe më shumë kohë për të përshkruar distancën nga Levani në Tepelenë.