https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Del në "dritë" Kristaq Sotiri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dixhitlizohen 12 mijë fotografi të Kristaq Sotirit, një pasuri e rrallë që vjen në këtë formë nga qendra kombëtare e inventarizimit të pasurive të kulturës shqiptare në Tiranë, ndërsa për krijimin e këtij fondi të fotografit të shquar korçar, kanë kontribuar një grup shqiptarësh në emigracion në SHBA. Ruajtja me fanatizëm e gjithë krijimtarisë së Sotirit edhe për mbesën e tij Kristina Feçani ka bërë atë që ky fotograf të mos ishte aq i njohur, siç është për shembull Dinastia e Marubeve. Ministria e Kulturës sipas zëvendësministrit Zef Çuni do të tregojë kujdes të veçantë për vlera të tilla të trashëgimisë së kulturës sonë kombëtare. Fotografi i njohur korçar, Kristaq Sotiri i ka ndryshe nga gjithë fotografët e tjerë, të gjitha fotografitë i ka të realizuara me ndriçim natyral, duke mos përdorur në asnjë rast ndriçim alternativ. Veç 12 mijë negativëve në xham, në ekspozitën e këtij artisti ka edhe aparate të cilat ka përdorur fotografi në vite, orendi të ndryshme me vlera historike dhe muzeale, letërkëmbime të ndryshme, shkrime për artin etj. Në vitin 1923 Kristaq Sotiri largohet nga SHBA ku dhe mësoi artin e fotografisë për tu vendosur në qytetin e tij të Korçës, aty ku ka dhe një pjesë të mirë të krijimtarisë artistike. Ai u nda nga jeta në vitin 1970. Nga sot Kristaq Sotiri edhe për shkak të dixhitalizimit të punimeve të tij, do të jetë edhe më i "prekshëm" nga të gjithë.

Free Traffic Exchange