6.8 mln € dëmi në 2 vjet në koncesione - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekti "Shqipëria superfuqi energjetike në rajon" ka sjellë një dëm ekonomik në vlerën 6.8 milion euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar një pjesë të kontratave koncesionare në energjetikë dhe industri, për vitet 2011-2012 dhe ka arritur në konkluzionin se shumë prej tyre kanë një nivel të ulët të realizimit të investimeve. Për mos respektimin e kontratës janë llogaritur edhe penalitete, për 10 shoqëri, të cilat duhet të paguajnë në shtet rreth 4.5 milion euro. KLSH ka konstatuar se si pasojë e shkeljeve të kryera, autoritet përgjegjëse nuk i kanë penalizuar kompanitë. Me tej raporti i KLSH ka vërejtur se ka një mungesë të theksuar të dokumentacioneve, pasi koncesionarët nuk paraqesin informacion për realizimin në vlerë të investimeve, mungojnë faturat tatimore dhe doganore si dhe nuk paraqiten bilancet e shoqërive. Një situatë kjo që tregon se kompanitë funksionojnë në një informalitet të plotë. Në përfundim të kontrollit, KLSH ka bërë disa rekomandime duke i kërkuar ministrisë përgjegjëse të hartojë një strategji për monitorimin më mirë të koncesioneve, si dhe të ngrihet një grup pune për të riparë kontratat me qellim përmirësimin e tyre.