Ankesat e qytetareve ndaj CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkeljet dhe abuzimet nga operatorët e kompanisë CEZ Shpërndarje ndaj konsumatorëve rezultojnë të larta kryesisht për periudhën 2011-2013. Numri i ankesave të qytetarëve të mbartura  përgjatë kësaj periudhe arrin në 32 mijë e 129. Sipas përfaqësuesve të CEZ  në gjashtë muajt e fundit është arritur të trajtohen vetëm gjysma e tyre. Sipas Avokatit të Popullit problematikat më të mëdha të hasura nga qytetarët me shkeljet dhe  abuzimet nga operatorët e CEZ lidhen me keqfaturimin e energjisë elektrike, mbifaturime apo mosfaturim të rregullt mujor duke vendosur shumat e papaguara në një faturë të vetme. Në shumicën e rasteve klientët ankohen edhe për akumulimin e borxheve për shkak të pakujdesisë së vet kompanisë në përditësimin e të dhënave për qytetarët që i kanë paguar ato në mënyrë të rregullt përmes sistemeve elektronike. Por ajo që AP ngre si më problematiken është trajtimi i tarifave të padiferencuara për shtresat në nevojë. Ankesat e qytetarëve lidhen edhe me përfshirjen e  taksës së televizionit publik Shqiptar në faturat e energjisë elektrike në rastet kur në shumë familje nuk ka patur lidhje të energjisë, apo edhe në ndërtesa jo të banueshme.