Skema e re, ndryshon mosha e pensioneve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji për pensionet, i cili fillimisht do të propozohet në qeveri dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë, parashikon një rritje graduale të moshës së daljes në pension. Sipas kësaj reforme, të propozuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mosha e daljes në pension për burrat nuk do të ndryshojë deri në vitin 2032, ndërsa për gratë do të fillojë që nga viti i ardhshëm, duke u rritur nga dy muaj për çdo vit dhe do të vijojë deri në vitin 2056.