'Amnesty International', në një raport të fundit ka kërkuar që Athina duhet të ndalojë dëbimin e paligjshëm dhe të turpshëm të emigrantëve dhe i ka kërkuar BE-së të vendosë sanksione ndaj Greqisë, për dështimin e saj ne eleminimin e praktikave të dëbimit të refugjatëve dhe emigrantëve, të cilet mbërrijnë në kufijte e saj duke kërkuar mbrojtjen, sigurinë dhe nje të ardhme më të mirë në Europë.