Zone e Ndaluar - Hapja e dështuar - Pjesa e dyte - Dossier - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Franc Jozef Shtraus, ish kryeministri Bavarez dhe Kryetar i Bundestag-ut, i RFGJ-së, vizitoi në vitin 1984, Shqipërinë. Aso kohe, kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe Republika Socialiste po përjetonte periudhën kulmore të izolimit, kjo vizitë, ose më saktë, përmbajtja e saj, u konsiderua një sekret shtetëror. Takimet e shumta, bisedimet me udhëheqësit komunistë dhe pretendimet mes palëve nuk u bënë kurrë publike. Në fund, Shqipëria, e shkëputur nga bota e jashtëme dhe e izoluar brenda kufinjve të saj ideologjikë, megjithëse e varfër dhe e rrënuar ekonomikisht, nuk arriti të përfitonte nga interesi që tregoi një ndër vendet evropiane më të zhvilluara për kohën. Udhëhëqësit komunistë u treguan kokëfortë dhe dogmatikë.