Arvizu-Kodheli për informacionet sekrete - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë çështje mjaft delikate dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që informacione të klasifikuara të dalin në publik. Apeli ka ardhur nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu gjatë  seminarit "Inteligjenca dhe demokracia"  të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes. Krahas përfaqësuesve të Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë, ishte i pranishëm edhe drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika. Ministrja  e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cilësoi ruajtjen e sekretit një sfidë që kërkon zgjidhje të menjëhershme.