https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Varrimet vazhdojnë në "tokat e prenotuara" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatet politike mes Bashkisë dhe Qeverisë kalojnë kufijtë e njerëzores, duke prekur edhe të vdekurit. Zyrtarisht Bashkia e Tiranës nga sot nuk ofron shërbimin funeral për kryeqytetasit që ndahen nga jeta. Tre ditë më parë nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo, deklaroi pafuqinë e institucionit të tij, ndërsa iu kërkoi banoreve të Tiranës që për çdo rast vdekje nga sot, t'i drejtohen zyrës së Kryeministrit. Por edhe pas kësaj deklarate, ceremonitë mortore në Tufinë dhe Sharrë kanë vijuar edhe sot. Drejtori i Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës, Besim Kuka, jashtë kamerës tregon për Vizion Plus, se këtë të hëne janë ndarë nga jeta 5 persona. Tre janë vendosur në varreza familjare, ndërsa dy në toka të prenotuara më parë. Në mënyrë të paligjshme, familjaret blejnë token për varreza. Madje me ndihmën e tyre kemi filmuar disa varre të improvizuar, pa emra, ku familjarë të ndryshëm zëne tokën para vdekjes. Por muajt e fundit Bashkia e Tiranës po përballet me mungesën e vendeve për varreza, për shkak të bllokimit të buxhetit nga prefekti që sipas bashkisë la pa shpronësuar 35 mijë metra katror tokë. Ndërkaq përfaqësues të Prefekturës, deklarojnë se çështja e varrezave po përdoret nga bashkia si presion ndaj çështjes së bllokimit të projektit të zgjatimit të Bulevardit. Sipas institucionit të Prefekturës, vendimi i Këshillit Bashkiak për shpronësime ka qene i vitit 2013, ndaj dhe fondi për hapjen e varrezave të reja, nuk ka lidhje me buxhetin e këtij viti. Pavarësisht përplasjeve politike, duhet t'i jepet zgjidhje çështjes së varrezave pasi askujt nuk mund t'i mohohet banesa e fundit.

Free Traffic Exchange